Vendosni fjalën kyçe....

Biden paralajmëron: Do të ketë rritje të vrasjeve gjatë verës


Pasditen e së mërkurës, presidenti amerikan Joe Biden foli mbi planin e administratës së tij për të parandaluar krimin me armë, pas një rritjeje të vrasjeve dhe krimeve të tjera të dhunshme në të gjithë vendin. Ai paralajmëroi se këtë verë krimi do të rritej, jo vetëm në krahasim me pjesën tjetër të vitit, por edhe me verat e mëparshme.

“Krimi historikisht rritet gjatë verës. Ndërsa dalim nga kjo pandemi, me hapjen e vendit përsëri, kulmi tradicional i verës mund të jetë më i theksuar sesa do të ishte zakonisht.”- tha Biden.

Presidenti njoftoi se ai po e udhëzon administratën e tij që të heqë licencat e shitësve të armëve që lënë pas dore të kryejnë ose janë kapur duke shitur me dashje një armë tek një person që nuk lejohet ta ketë një të tillë. Ai gjithashtu do të ndajë 350 miliardë dollarë për të financuar departamentet e policisë në zonat që kanë regjistruar një rritje të krimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *