Vendosni fjalën kyçe....

Punëtori u rrëzua dhe përfundoi te Trauma, arrestohet pronari i banesës në Pogradec


Policia ka vënë në pranga pronarin e banesës në Pogradec, ku u rrëzua duke punuar 59-vjeçari Reshit Laraku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht të Pogradecit.

Gjatë punimeve në banesën e 47-vjeçarit me inicialet Sh.P u rrëzua nga shkallët Laraku, i cili mori dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

“Arrestohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pronari i banesës, në të cilën dje, gjatë punës, u dëmtua një punëtor.  

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht, Pogradec, ku gjatë punës u dëmtua shtetasi R. L., 58 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë punimeve në banesën e tij (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët 58-vjeçari, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra pas incidentit, 59-vjeçari u nis dje me urgjencë me helikopter në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *