Një sherr me thika ka ndodhur sot në Vlorë. Shtetasi me inicialet P.S është shoqëruar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me thikë 57-vjeçarin F.P.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, teksa i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen ‘Pavarsia’, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas “Balkanweb” i dyshuari e ka akuzuar personin që plagosi me thikë, se i ka ngacmuar atij gruan.