Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë sot në Kuvend se rreth 5 mijë emigrantë shqiptarë me të drejtë vote nuk morën pjesë në procesin e 25 prillit.
Sipas Celibashit, vota e tyre nuk u mundësia për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion.
“Kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar adresën e tyre të përhershme, pra votues ligjërisht emigrant. Ky është numri. Ata u lanë jashtë, ishte çështje kohe.” – tha Celibashi.
Gjatë raportimit në Kuvend, Celibashi shtoi se 38 kandidatë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit kundërshtuat të depozitojnë në KQZ formularin e dekriminalizimit.
“Ka miratuar 83 formularë vetëdeklarimi për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Në 2020 refuzuan depozitimin e formularit të vetdeklarimit 38 kandidatë të subjekteve politike.” – shtoi Celibashi në raportimin e tij.