Filantropisti miliarder Warren Buffett është dorëhequr nga bordi i partnerit të tij kryesor të bamirësisë,
‘Fondacioni Bill dhe Melinda Gates’. Largimi i Buffett vjen pas divorcit mes Bill e Melinda Gates pak javë më parë.
Në një deklaratë të së mërkurës, Buffett tha se shpërndarja e tij e fundit prej 4.1 miliardë dollarësh e aksioneve që ai zotëron në kompaninë ‘Berkshire Hathaway’ e vë atë në gjysmë të rrugës drejt dorëzimit të një premtimi për të dhënë 99% të atyre pasurive.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka qenë një nga pesë përfituesit kryesorë të kontributeve financiare të Buffett dhe i vetmi që nuk operohet nga një anëtar i familjes Buffett. Megjithatë, pasi kaloi vite si një kujdestar ‘joaktiv’ në bord, ai jep dorëheqjen.
“Tani po dorëhiqem nga posti, ashtu siç kam bërë nga të gjitha bordet e korporatave përveç Berkshire.” – tha ai.
Buffet nukdha ndonjë arsye të veçantë për lëvizjen dhe nuk adresoi problemet e fundit të shokut të tij personal Bill Gates kohët e fundit.
Ai dhe Melinda Gates njoftuan divorcin muajin e kaluar pas 27 vitesh martesë. Disa media pretenduan se lidhja e Bill Gates me financierin e ndjerë dhe grabitqarin seksual të dënuar, Jeffrey Epstein, kishte vënë në tendosje marrëdhëniet e tyre.
Më vonë u raportua se Gates u largua nga bordi i Microsoft vitin e kaluar pasi kompania e softuerëve që ai themeloi nisi një hetim në një lidhje me akuzat për ngacmim seksual nga një punonjëse femër në vitin 2000.
Një zëdhënës i miliarderit e pranoi aferën, por mohoi se kishte ndonjë lidhje me dorëheqjen e papritur. Gates gjithashtu dha dorëheqjen nga bordi i Berkshire Hathaëay i Buffett në të njëjtën kohë.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani