Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut dhe 10 raste të reja


Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten tri viktima nga koronavirusi dhe dhjetë raste të reja pozitive.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, viktimat janë nga Dibra, Kërçova dhe Kriva Pallanka.

Me to, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë vend arrin në 5,481.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, u regjistruan në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë.

Ato rezultuan pas testimit të 2,302 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, numri i qyteteve pa asnjë rast me koronavirus është rritur në 11, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 241.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *