Qeveria pak ditë më parë i hapi rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar duke kaluar fondin.
Për këtë lëvizje nga qeveria ka reaguar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila ka lajmëruar se do depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpejtimin e vendimit.
Aleanca shpreson në pezullimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
“Nisur nga fakti se Qeveria ka kaluar fondin për Teatrin e Ri Bashkisë dhe priten të fillojnë punimet, Aleanca nesër ora 11.00 do depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpejtimin e vendimit, nisur nga nevoja urgjente e shpalljes se vendimit dhe pezullimin e zbatimit te tyre.
Do ta vlerësonim shume praninë dhe mbështetjen tuaj si dhe, mbulimin si lajm nga televizioni juaj në këtë betejë të përbashkët.
Jeni të mirëpritur.
Ju faleminderit”-thuhet në njoftim.