Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ka shkuar çështja e zgjedhjeve në Venecia, thjesht disa pyetje


Nga Jordan Daci

Nisur nga debati mbi “dërgimin” në Venecia nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së zgjedhjeve, dëshiroj të sqaroj opinionin publik dhe ndonjë tjetër të vetëquajtur konstitucionalist si vijon:

  1. Nuk ka shkuar çështja në Venecia dhe kjo e fundit nuk do shprehet për pranimin ose jo etj të kërkesës dhe themelit të saj, pasi këtë do e bëj vetëm Gjykata Kushtetuese. Thjesht do i dërgohen disa pyetje që do të ndihmojnë gjykatën në vendimmarrje.
  2. Venecia nuk ka nevojë për mision faktmbledhës sepse e ka bërë për opinionin për shkeljet e Presidentit dhe kjo shkurton shumë kohën.
  3. Do procedohet me procedurë të përshpejtuar, gjykata ka lënë afat deri nesër 16:00 për pyetje, pra vetëm 2 ditë.
  4. Gjykata ka të bazuar në Nenin 44/b të ligjit të saj të kërkojë mendim amicus curia ose nga një mik i gjykatës, sikurse ka bërë për këtë çështje nga Avokati i Popullit. Ky vendim ka bazë logjike dhe është i drejtë, sepse komisioni ka dhënë një mendim për shkeljet e pretenduara të Presidentit, por s’ka dhënë asgjë për asnjë nga pretendimet tona dhe natyrën e çështjes tonë. Është një vendim tepër i drejtë dhe tregon maturi nga kjo gjykatë që po i kërkohet të bëjë një “revolucion” në Shqipëri.
  5. Venecia do japw mendim të përgjithshëm mbi pyetjet pa vënë Gjykatën para mungesës së hapësirës së vlerësimit të saj pasi kjo gjë s’ka ndodhur dhe nuk do ndodh asnjëherë.
  6. Mendimi është orientues për pyetjet dhe nuk ka forcë detyruese.
  7. Gjykata e ka përfunduar hetimin e çështjes përsa u takon palëve dhe tani mbetet vetëm diskutimi mbi përgjigjet që do merren. Pra procesi në vijim s’ka të ndalur më.
  8. Drejtësia nuk matet as me njësinë matëse të budallikut, as inatit dhe as shpejtësisë, por vetëm me të vërtetën dhe vlerësimin e saktë të saj.
  9. Të mbrojmë gjykatën nga sulmet pa pikë logjike sepse po tregon integritet dhe profesionalizëm shumë të lartë, pavarësisht qenies të rinj në këtë gjykatë të anëtarëve. Të mos e “vrasim” një institucion që mezi prisnim ta kishim tani që po rikthehet fuqishëm në mbrojtje të Shtetit të së Drejtës!
  10. Konstitucionalizmi nuk është “sport” që mund ta ushtrojë kushdo, por vetëm profesionistët e vërtet që janë shumë, po shumë pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *