Organizatorët e “Euro 2020” kanë vendosur të mos vënë më shishe të Heineken para lojtarëve myslimanë. Kjo pas gjestit të Paul Pogba-s i cili hoqi një pije të birrës që është dhe sponsori kryesor i turneut.
Pogba, i cili është një mysliman i devotshëm, mori një shishe gjatë konferencës së tij për shtyp, pas ndeshjes kundër Gjermanisë të martën e kaluar.
Tani skuadrat, menaxherët dhe lojtarët do të pyeten paraprakisht nëse duan apo jo të kenë shishet e Heineken në baza fetare, shkruan Daily Mail.
Konsumi i alkoolit është i ndaluar (ose i njohur si ‘haram’) në mesin e muslimanëve. Qëndrimi i Pogba-s erdhi pas një tjetër gjesti të ngjahëm të kapitetit të Portugalisë Cristiano Ronaldo, i cili hoqi dy shishe Coca-Cola përpara ndeshjes kundër Hungarisë.