Ish-presidenti i Kosovës, Haxhim Thaçi, ka vendosur rekord në vend lidhur me shpërndarjen e dekoratave gjatë kohës në detyrë.
Ai ka shpërndarë 1561 dekorata nga qershori i vitit 2016 deri nëntorin e vitit 2020, kur dha dorëheqjen për t’u përballur me Gjykatën Speciale.
“Fiks 1 mijë e 561 dekorata ka ndarë tashmë ish-presidenti, Hashim Thaçi, që nga qershori i 2016-s e deri një ditë para se të japë dorëheqje, në nëntor të vitit të kaluar. Gjatë dy vjetëve të fundit, sa ishte në krye të shtetit, Thaçi ndau 904 dekorata, në vlerë prej mbi 131 mijë e 670 eurosh. Një ditë para se të largohej nga Zyra e Presidentit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja, ai ndau medalje, tituj e çmime për 28 personalitete.” – shkruan Koha.