Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 17 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, në pranga shoferi


Një sasi prej 17 kilogramësh heroinë është kapur në Portin e Durrësit.

Sasia e drogës është kapur brenda një kamioni që ishte nisur drejt Malit të Zi për t’u furnizuar me mallra të ndryshëm.

Pas dyshimeve, kamioni është ndakuar fillimisht në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Për një kontroll më të specializuar kamioni është kthyer mbrapsht dhe është dërguar në Portin e Durrësit.

Pas kontrolleve të imtësishme, brenda kamionit u kap sasia prej 17 kilogramësh heroinë ndërsa në pranga përdundoi shoferi 44-vjeçar, S.Paja nga Vlora.

Pak ditë më parë në Portin e Durrësit u kapën 324 kilogramë kokainë në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë

“Parandalohet dhe goditet një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta. Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër. Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi. Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port.  Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine. Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike. Grupi hetimor vijon punen per  zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e  personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *