Ka përfunduar në barazim koha e rregullt në ndeshjen mes Austrisë e Italisë.
Tani shkohet në shtesën 30 minutëshe (2×15 minuta) e nëse as kjo nuk mjafton për të përcaktuar fituesin, atëherë do gjuhen 11-metërshat.
Edhe pse Italia e zotëroi ndeshjen, Austria u shfaq mjaft e rrezikshme madje shënoi edhe një gol që u anulua për pozicion jashtë loje.
Më herët Danimarka shpartalloi Uellsin 4-0 duke u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2020.