Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh Asamblenë e Socialistëve të Vlorës në teatrin Petro Marko


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme strukturat dhe drejtuesit më të lartë të socialistëve të Vlorës në teatrin Petro Marko të këtij qyteti.

Të pranishëm në mbledhje do të jenë deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë.

Në Vlorë, Rama ka një përplasje me kryetarin e Bashkisë Dritan Leli me të cilin ka nisur përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Prej dy ditësh i ndodhur në Vlorë, duke inspektuar punimet në qytet Rama ka shpërfillur Lelin dhe daljet publike i ka bërë me nënkryetarin e bashkisë Afrim Qendro dhe deputetin Damian Gjiknuri.

Rama në 4-vjeçarin e ardhshmën nuk do jetë më deputet i këtij qarku pasi zgjodhi Durrësin si fitues i listës dhe sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *