Vendosni fjalën kyçe....

Dje kishte ditën e parë të punës, 20-vjeçarit ia mori jetën sherri i pronarëve në Velipojë


Myzerim Zeneli, një nga viktimat e përplasjes së ndodhur në Velipojë është vetëm 20 vjeç.

Sikurse raporton “Shqiptarja.com” i riu i cili ishte edhe jetim, sapo kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj dhe dita e së shtunës ishte dita e tij e parë e punës. Madje në xhep i janë gjetur qindarkat dhe bakshishet e tij të para.

Fati i tij i keq që ndodhej aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë. 20-vjeçarin e kapi një plumb në zemër duke i marrë jetën në vend.

Pronarët e dy hoteleve Ferrracaku dhe Gocaj u përplasën me fjalë dhe pastaj me armë për hapësirën e rërës para bizneseve të tyre, për të vendosur shezlongët.

Reagimet me indinjatë të qytetarëve në rrjetet sociale ishin të shumta për adoleshentin jetim që në kushte të vështira ekonomike sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës dhe në xhep iu gjetën qindarkat që kishte nxjerrë nga bakshishet e pushuesve që morën çadra e shezlongë.

Nga ngjarja mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë: Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, ndërsa të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *