Vendosni fjalën kyçe....

Afrim Qëndro në listën e zezë të SHBA-ve, Rama: S’do e bëj kryetar bashkie në Vlorë


Kryeministri Edi Rama këto ditë në Vlorë është shfaqur vazhdimisht i shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro, duke i bërë dalje kryebashkiakut Dritan Leli me të cilin i ka marrëdhëniet e tensionuara, që kur ky i fundit nuk iu bind të dorëzonte mandatin dhe të kandidonte në zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo nxiti thashethemet se Qëndro po përgatitej të merrte bashkinë e Vlorës.

Mirëpo mesa duket, Rama nuk e ka në plan që ta mbështesë Qëndron për postin e kryetarit të bashkisë.

Hashtag.al ka mësuar se në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, Rama ia ka prerë shpresat Qëndros për të qenë pasardhësi i Lelit, pasi ka deklaruar: “Nuk mund të çoj Vlorën në Memaliaj, nuk jam Gaz Bardhi unë. Afrim Qëndro ka ardhur për të zgjidhur punët dhe problemet infrastrukturore, boll me këtë bolori, nuk e ka sjellë kush për ta bërë kryetar Bashkie Afrimin”.

Ky qëndrim i Ramës mund të lidhet me faktin se Qëndro është konstatuar i implikuar në akte të forta korruptive që kulmuan me falsifikimin e të dhënave tregtare të firmës “DH Albania” për tenderin e Unazës së Re.

Ky falsifikim u realizua në dëm të një kompanie amerikane e cila ishte tërhequr disa muaj para falsifikimit nga tenderi i Unazës.

Një burim i mirëinformuar i ka thënë Hashtag.al se Afrim Qëndro është një prej tre ish-zyrtarëve që SHBA i konstaton në akte të forta korruptive, ndërsa tre zyrtarët i përmendi tagent ambasadorja Yuri Kim në një intervistë në “Opinion” dy muaj më parë.

Gjithashtu amerikanët kanë pasur të dhëna se Qëndro ka qenë i implikuar në akte të forta favorizimi ndaj kompanisë “Eral Construction” në pronësi të shtetasit Ervin Qëndro, i cili është afërm i tij./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *