Vendosni fjalën kyçe....

Kapen tre të rinj e një adoleshent në Pukë, akuzohen për kultivim kanabisi


Katër persona janë arrestuar në Pukë pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari me iniciale E.H., 25-vjeçari me iniciale A.L. e 33-vjeçari me iniciale J.H., banues në Tiranë si dhe 17-vjeçari me iniciale M.F.

Ata kishin hapur një sipërfaqe toke në fshatin Lajthizë të Pukës dhe kishin bërë gati për të mbjellë kubikët me kanabis.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Goska”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:E.H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *