Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët specializantë protestë pas ndërprerjes së kontratës nga ministria: Nëse nuk kemi zgjidhje i drejtohemi gjykatës


Mjekët specializantë, kontrata e të cilëve u ndërpre pas një vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.

Gjatë tubimit ata kanë kërkuar takim me ministren e Shëndetësisë për të diskutuar mbi problemet me të cilat përballen e për të kërkuar rishikim të vendimit.

Në të kundërt, kanë thënë ata, do zhvillojnë protesta të tjera e do e çojnë çështtjen në gjykatë.  

“Kemi një rregullore të specializimit, ku në asnjë pikë s’na ndalohet të punojmë paralelisht. Dokumenti ligjor që ndërpret marrëdhënien e punës, është kontrata. Në atë nuk thuhet që mjekët duhet të specializohen dhe të ndjekin studimet e të punojmë. Ne jemi familjarë, kryefamiljarë dhe pjesa e punës është e rëndësishme. Kemi kërkuar takim me ministren për këtë çështje. Ne jemi 4 breza me nga 200 mjekë e me këtë vendim janë 800 mjekë që mbeten pa punë. Ne nuk kemi asnjë kontratë, ne paguajmë këto studime, nuk marrim asnjë pagë. Vendi punës thotë kontribut për të marrë këtë specializim. Të marrësh specializimin janë trajnime pafund, shpenzime. Këto shpenzime mbulohen nga ne. Në vlerë page mjeku i përgjithshëm merr 700 mijë lekë të vjetra, specialisti diku te 800 mijë lekë të vjetra. Hapin e parë e nisëm në formën ligjore, hapi i dytë është do të përshkallëzojmë veprimet tona, do të protestojmë dhe mund ta çojmë në gjykatë.” – tha njëra nga mjeket specializante gjatë tubimit. Mjekët specializantë u morën në punë pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 e u dërgruan në spitalet e vendit. Vendimi i ministrisë prek mjekët në katër qarqe, Tiranë, Elbasan, Vlorë e Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *