Dhjetëra banorë të fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar ditën e sotme për burimin e Sinecit.
Ata kanë bllokuar makinat e kompanisë që po kryen punime në zonë për ujësjellësin.
Banorët janë përplasur me policinë e më pas kjo e fundit ka shpërndarë me forcë protestën.
Fshatarët pretendojnë se marrja e ujit të këtij burimi do shkatërronte zonën pasi ujësjellësi do marrë gjithë ujin e Sinecit duke i lënë tokat e tyre të thahen.
Ata kanë deklaruar se nuk do e ndalin protestën deri në zgjidhjen e problemit.