Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 1 rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e fundit të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19, 1 qytetar në Elbasan.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *