Kroacia ka barazuar në minutën e 93 rezultatin ndaj Spanjës.
Edhe pse Spanja ka dominuar dhe kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e dytë kroatët nuk u dorëzuan dhe në 6 minutat e fundit shënuan dy golat e barazimit.
Goli i dytë i cili ngushtoi rezultatin u shënua nga Orsiç pas një rrëmuje në zonë ndërsa Pasalic shënoi golin e barazimit në minutën e 93.
Me rezultatin 3-3 kanë përfunduar edhe 90′ e rregullta duke e dërguar kualifikimin në minutat shtesë.
Spanja nuk ndalet, shënon dy gola të tjerë ndaj Kroacisë
Spanja ka kaluar në avatazh ndaj Kroacisë duke shënuar dy gola të tjerë në pjesën e dytë.
Fillimisht Azbilicueta në minutën e 57 i cili i dha avantazhin dhe më pas Torres në minutën e 77′ i cili dyfishoi avantazhin mbajnë Spanjën drejt kualifikimit më tej.
Një lojë e dominuar totalisht nga “furia e kuqe” e ka bërë Kroacinë të luajë në mbrojtje.
18:54:Spanja shënon gol, mbyllet në barazim pjesa e parë
Pas golit të pësuar falë gafës së portierit Unai Simon, “furia e kuqe” ka barazuar rezultatin ndaj Kroacisë.
Pas 18 minutash lojë në disavantazh, Sarabia barazoi rezultatin në minutën e 38’ pas një pasimi të Gavas.
Pjesa e parë përfundoi në barazim me 45 e para që ishin një dominancë e plotë e spanjollëve me kroatët që përpiqeshin të mbronin avantazhin e dhuruar falë autogolit në minutën e 20.