Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Bulqizë, humb jetën shoferi 30-vjeçar


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Aksidenti u regjistrua në aksin rural Ballejë-Krastë, ku i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për fat të keq, i riu i identifikuar si Drilon Gjoni humbi jetën.

“Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *