Bill Gates ishte një bullizues në zyrë dhe një herë u pa sipër një gruaje në një aktivitet të kompanisë, ankohen disa ish-punonjës të “Microsoft”-it.
Një ish-ekzekutiv i Microsoft-it i tha faqes së lajmeve “Insider” se ai e pa Gates të shtrirë mbi një grua në orën 5 të mëngjesit gjatë një aktiviteti të kompanisë në një vendpushimi në Alpet Franceze në vitin 1988.
Të dy ishin “thjesht duke u përqafuar” por seanca e përqafimit ndodhi një vit pasi Gates kishte filluar të dilte me atë që do të bëhej më pas gruaja e tij, Melinda Gates.
Ndërkohë, ish-anëtarja e bordit të Microsoft-it Maria Klawe e akuzoi Gates se kishte hedhur poshtë përpjekjet e diversitetit gjatë mbledhjeve të bordit duke thënë edhe fjalë fyese në vitet 2010.
Kur anëtarët e bordit sugjeruan të konsideronin kandidatë më të ndryshëm për rolet ekzekutive në të ardhmen, Gates do të përgjigjej: “A po përpiqesh të shkatërrosh kompaninë?”
“Mesazhi ishte se kujdesi për diversitetin nuk ka asnjë lidhje me suksesin e Microsoft.”- tha Klawe, e cila ka qenë anëtare e bordit nga viti 2009 në vitin 2015.
Një tjetër ish-ekzekutiv i Microsoft-it i tha Insajderit se Gates ishte një sulmues i mundësive të barabarta.
Gates do t’u bërtiste dhe do t’i ofendonte punonjësit, por disa i dolën në mbrojtje duke thënë se ai sillej kështu me të gjithë dhe duke e vlerësuar për drejtësi: “Ai u bërtiste të gjithëve njëlloj”.
Mëgjithatë punëtorët që e thanë këtë pranuan që stili i tij i menaxhimit mund të frikësonte disa prej tyre. Por e justifikuan duke thënë se si nuk dinte si të ndërvepronte me të tjerët.
“Ai nuk di të bëjë shaka në të vërtetë ose si të lidhet me njerëzit”- tha një ish-ekzekutiv tjetër, i cili i përshkroi takimet vetëm për vetëm me Gates si të vështira. “Nëse ai ju thoshte se i pëlqenin flokët tuaj, ai nuk po përpiqej të flirtonte me ju. Atij thjesht i pëlqenin flokët tuaj.”
Raporti mbi sjelljen e diskutueshme të Gates vjen ndërsa njeriu i katërt më i pasur në botë po divorcohet nga gruaja e tij prej 27 vjetësh.
Divorci vjen mes pyetjeve mbi miqësinë e Gates me Jeffrey Epstein.
Gates ka mohuar çdo “partneritet biznesi ose miqësi personale” me Epstein, duke thënë se takimet e tyre ishin thjesht të lidhura me filantropinë. Por disa media kanë raportuar se ai shkonte në shtëpinë e Epsteinit për të marrë një pushim nga martesa e tij.
Përsa i përket sjelljes me gratë, kishte gjithashtu raportime se ai ishte përfshirë disa herë në lidhje seksuale me punonjëset e tij dhe gazetaret. Një punonjëse e Fondacionit të Gates i tha gazetës se miliarderi e ftoi atë në një takim, ndërsa ata ishin në një koktej në New York.
“Unë dua të të shoh ty. A do të darkosh me mua?”- thuhet se Gates i tha gruas.
James Wallace pretendoi për Insajderin se prirja e Gates për të dalë me gratë mbeti edhe pasi ai filloi të dilte me Melinda Gates në vitin 1987.
Sipas tij Gates ishte i njohur për ftesat që u bënte miqve për të notuar lakuriq në pishinën e tij, ku ai mblidhte kërcimtare nga klubet lokale të natës, të gjitha nudo.