Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë i DASH-it, Philip Reeker vjen sot në Tiranë, takime me Ramën e Bashën


Këtë të mërkurë vjen në Shqipëri, ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker.

Ai vjen në vendin tonë në kuadër të turit të tij në Ballkan dhe mësohet se gjatë ditës së sotme do të ketë takime me kreun e qeverisë Edi Rama dhe atë të opozitës Lulzim Basha.

Sipas “Report TV” takimi me kryetarin e sapokonfirmuar edhe për katër vitet e ardhshme në PD, do të bëhet në mesditë në orën 11:30.

Pas Shqipërisë, Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria sapo nuk ka marrë një datë nga Bashkimi europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *