Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltarët e bashkisë në Vlorë mblidhen pa Lelin para teatrit ‘Petro Marko’, ia ruajnë karrigen kryebashkiakut edhe pse e dinë që ai s’vjen


Pavarësisht mungesës së kryebashkiakut Dritan Leli, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës janë mbledhur sot para teatrit “Petro Marko”.

Duke qenë se dyert e teatrit vijojnë të jenë të mbyllura, ata kanë vendosur ta bëjnë mbledhjen në ambientet e jashtme të teatrit.

Ata kanë vënë edhe një karrige për kryebashkiakun Leli, i cili sikurse ka paralajmëruar edhe më parë nuk ndodhet në vend.

Në rendin e ditës, ka qenë miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Kujtojmë se Leli kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej më datë 29 qershor, por këshilli bashkiak kërkoi një ditë më vonë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku shpjegoi se nuk merr dot pjesë për shkak të angazhimeve të caktuara më herët ndërsa theksonte se nuk ka asnjë diferencë, mes takimeve që bëhen nëpërmjet platformave online dhe ambienteve fizike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *