Pas aksionit në plazhin e Durrësit, policia ka ushtruar kontrolle në plazhet e Semanit, Darzezës, Divjakës e Velipojës.
Në Darzezë e Seman janë gjetur tre subjekte që nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe atyre u janë hequr rreth 80 çadra e 160 shezlongë.
Në Velipojë, ku pak ditë më parë ndodhi masakra me 4 viktima, janë gjetur dy subjekte që kishin zënë më shumë hapësirë publike sa lejohet dhe u janë bllokuar 20 çadra e 40 shezlongë.
Aksionin për sekuestrimin e çadrave e shezlongëve për subjektet pa dokumentacion e lajmëroi një ditë më parë kryeministri Rama.