Një nga mbajtësit më të mëdhenj të Bitcoin në botë, Mircea Popescu, thuhet se ka vdekur në Kosta Rika në moshën 41 vjeç, duke çuar në pasiguri mbipasurinë 1 miliard dollarëshe në kriptovalutë që ai lë pas.
Miliarderi u mbyt në Playa Hermosa de Garabito, Puntarenas, në Kosta Rika, sipas një shkrimi në gjuhën spanjolle, Teletica.com, i cili e përshkroi të ndjerin si një ‘të huaj 41-vjeçar’.
Popescu, një sipërmarrës dhe bloger rumun, nisi shkëmbimin e letrave me vlerë të bitcoin MPEx në 2012 dhe ishte diçka si një ungjilltar për kriptovalutat.
Pasuria e tij do të kishte qenë me vlerë gati 2 miliardë dollarë gjatë pikut të mesit të prillit të Bitcoin në këtë vit, por që atëherë ka rënë në mënyrë dramatike. Ai thuhet se kishte kontroll mbi më shumë se një milion monedha.
Lajmi për vdekjen e Popescu shkaktoi spekulime nëpër kanale të lidhura me kripton se çfarë do të ndodhë me pronat e tij të mëdha. Nëse miliarderi nuk do të kishte vendosur një marrëveshje paraprake që të tjerët të kenë qasje në pasurinë e tij, ato do të humbasin.