Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nga janari 146 milionë euro do jepen për fermerët, dronë inteligjentë për mbledhjen e informacioneve për tokën


Kryeministri Edi Rama në një event të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka deklaruar se nga janari do jenë në dispozicion të Shqipërisë rurale 146 milionë euro.

Më tej ai njoftoi edhe inovacionin në bujqësi ku tha se institucionet do pajisen me 3 dronë inteligjentë që do mbledhin informacione mbi kultivimin e kulturave bujqësore në terren.

Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mire. Po ashtu sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor në kohë reale, dhe se si ky shtet mund të bëjë transparence pa pasur nevojë të nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Për të kontrolluar prekjen e pyjeve, prekjen e lumenjve, apo prodhimin.

Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në cm e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo metër katror”-deklaroi Rama.