Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Tiranë.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin në banesë.
Shtetasit Z.sh dhe R.Sh kanë marrë lëndime të lehta.
“Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore“, thuhet në njoftimin e policisë.