Policia ka zbuluar identitetin e pushuesit që u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit. Sipas uniformave blu, i ndjeri ishte një turist serb i cili kishte ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet.
Ai ishte 82-vjeç dhe jo rreth të 60-tave siç u raportua një ditë më parë. Turisti me inicialet N.M kishte hyrë në det për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë më.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.”- thuhet në njoftimin e policisë.