Vendosni fjalën kyçe....

Ishte me pushime në Sarandë, 12-vjeçari nga Ukraina niset me helikopter drejt Traumës pas mbidozës me ilaçe


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibrufeni.

Sipas “Balkanweb” i mituri ishte nga Ukraina dhe kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në bregdetin e Shqipërisë.

Vogëlushi nga Ukraina me inicialet V.K. mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës. Ai mendohet se ka konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg dhe si pasojë është intoksikuar me këtë medikament.

Ilaçet fëmijës ia kishte dhënë nëna e tij gabimisht, duke menduar se po e mjekonte për diarrenë me Loperamid.

Si pasojë, fëmija dhimbje të forta barku, dhimbje koke, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë.