Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.D ka qëlluar me armë gjahu shtetasen B.H, motrën e tij.
“Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit”-thuhet në njoftimin e policisë.