Vendosni fjalën kyçe....

Merkel zhvillon takimin e fundit zyrtar me mbretëreshën Elizabeth


Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar të premten me mbretëreshën e Britanisë, Elizabeth II. Ky takim i zhvilluar në kështjellën e Windsor është takimi i fundit zyrtar i kancelares gjermane me monarken.

Kjo ishte hera e dytë që ato takoheshin brenda disa javësh, pasi u panë edhe në samitin e G7 që u mbajt në Cornwall muajin e kaluar.

Kancelarja po përgatitet të dorëzojë pushtetin në vjeshtë pas gati 16 vjetësh në detyre dhe po bën një seri udhëtimesh lamtumire. Ajo dhe Mbretëresha pozuan për kamerat këtë pasdite.

Merkel u takua edhe me kryeministrit britanik Boris Johnson, me të cilin diskutoi për situatën e pandemisë. Zonja Merkel tha se Gjermania po ‘rishikon vazhdimisht’ kufizimet e saj të udhëtimit.

Për momentin të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar duhet të vetëizolohen me mbërritjen e tyre në Gjermani për 14 ditë, pa përjashtime. Por Merkel tha se së shpejti njerëzit me që kanë marrë dy dozat e vaksinës, ‘do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri pa qenë e nevojshme të hyjnë në karantinë’.

Merkel dhe mbretëresha Elizabeth në takimin e G7