Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kalonte në Rinas me para të padeklaruara, i sekuestrohen 33 mijë dollarë shtetasit turk


Një shtetas turk është proceduar penalisht dhe i janë sekuestruar 33 mijë dollarë pasi tentoi të kalonte në Rinas pa i deklaruar ato.

Shtetasi turk me iniciale N.P 43-vjeç do hynte në Rinas dhe gjatë kontrollit iu gjetën shuma e parave.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Brenda pak ditësh goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 33000 dollarë, procedohet penalisht një 43-vjeçar, shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.