Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Nga 2144 testime të kryera është gjetur një rast i ri. Në spital po marrin mjekim të specializuar 4 pacientë.
Prej disa ditësh Shqipëria nuk numëron asnjë vdekje lidhur me Covid-19 ndërsa që prej nisjes së pandemisë ka raportuar 2456 viktima.