Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se nuk ka asgjë të re lidhur me operacionin ‘Shpirti’ ku të ndaluar e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge drejt Italisë janë edhe dy ish-truprojet e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri e zyrtarë të lartë policie.
Basha shkruan në Twitter se të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e kryeministrit Rama.
“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? What’s new??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut!!! Të gjithë.” – shkruan Basha në Twitter.