Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku bëhet operacion në zorrën e trashë


Papa Françesku i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë të dielën në Spitalin Gemelli të Romës. Sipas asaj që shkruajnë mediat e Vatikanit, gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe 5 ditë.

Lajmin e konfirmoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni i cili tha:“I pranuar pasdite në Spitalin A. Gemelli, Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni në mbrëmje për një stenozë divertikulare të zorrës së trashë”.

Ai theksoi se ndërhyrja ka shkuar mirë: “Ati i Shenjtë reagoi mirë ndaj operacionit të bërë nën anestezi të përgjithshme dhe kryer nga Prof. Sergio Alfieri, i ndihmuar nga Prof. Luigi Sofo, Dr. Antonio Tortorelli dhe Dr. Roberta Megnhi. Anestezia u administrua nga Prof. Massimo Antonelli, Prof. Liliana Sollazzi, Dr. Roberto De Ciço dhe Dr. Maurizio Soave. Të pranishëm në sallën e operacionit ishin edhe Prof Giovanni Battista Doglietto dhe Prof. Roberto Bernabei.”

Papa Françesku ishte larguar në mëngjes nga shtëpia Santa Marta në Vatikan, për t’iu nënshtruar operacionit në spitalin në Romë.