Vendosni fjalën kyçe....

Mbeturinat mbulojnë fshatin afër Spillesë, tymi e era e keqe shqetësojnë banorët e turistët (Video)


Tymi e era e keqe e mbeturinave në vendgrumbullimin që është ngrirur nga bashkia e Kavajës në Spille kanë sjellë shqetësim për banorët e turtistët në zonë.

Mbeturinat mblidhen në fshatin Bago që ndodhet shumë pranë Spillesë, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore, shkruan BW.

Sipas banorëve, situata ështa dramatike pasi e gjithë zona është e mbuluar nga tymidhe era e keqe, ndërkohë që gjithçka ndodh në mes të sezonit turistik.

Fshati Bago ndodhet mes Plazhit të Gjeneralit dhe Spillesë dhe nga mbeturinat kundërmon erë e keqe, ndërsa pirgjet e mbetjeve shihet se digjen nga zjarri që i vendoset kryesisht natën.

Banorët dhe turistët e kësaj zone janë shprehur të shqetësuar nga situata në fjalë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Bashkia e Kavajës. Kjo e fundit pohoi se në territorin në zotërim të saj nuk ka asnjë landfill.

*Video credit: BW