Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet 55-vjeçari në Velipojë


Një 55-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Vilunit ndërsa viktima është identifikuar si Pjetër Gjorovija.

Ai ka qenë në plazh bashke më fqinjët e tij, një çift bashkëshortësh, të cilët kanë shpëtuar. Treshja është futur për t’u larë por për shkak të dallgëve të mëdha 55-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë çifti i bashkëshortëve është nxjerrë në breg nga pushuesit e tjerë e është dërguar në spitalin e Shkodrës ku janë jashtë rrezikut për jetën.