Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka reaguar lidhur me mbledhjen e nivelit të lartë në kuadër të Procesit të Berlinit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e KE-së thotë se BE-ja do japë 28 miliardë nëpërmjet Planit Ekonomik të Investimeve dhe të Agjendës së Gjelbër.
Nëpërmjet këtij Plani synohet të bëhet funksional Tregu i Përbashkët Rajonal dhe rajoni të ketë akses në Tregun e Përbashkët Evropian.
“Infeksionet e COVID19 janë ulur. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) janë në listën e partnerëve për të cilët duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.
Certifikata “EUCOVID” do të lehtësojë udhëtimet midis vendeve tona.
Financimi i BE është në dispozicion për të vendosur sistemet e nevojshme në rajon!
Për të arritur atje, Plani ynë Ekonomik dhe i Investimeve dhe Agjenda e Gjelbër për BP do të sjellin deri në 28 miliardë € për lidhje dhe prosperitet.
Ne gjithashtu po punojmë në bërjen funksional të Tregut të Përbashkët Rajonal.
Ne synojmë t’i japim rajonit akses në Tregun e Vetëm dhe në zinxhirin e vlerave industriale të Bashkimit Evropian”-shkruan von der Leyen.