Moderatorja Eni Vasili është bërë për herë të parë nënë duke sjellë në jetë 2 vajza binjake.
Lajmi është bërë i ditur nga media rozë “Prive”, e cila shkruan ndër të tjera, se moderatorja dhe dy binjaket janë në gjendje shëndetësore shumë të mirë.
Media ka zbuluar edhe emrat që moderatorja ka zgjedhur për dy vajzat binjake. Nikol dhe Sofi të cilat kanë një domethënie. Sofi është emri i gjyshes së bashkëshortit dhe Nikol nga babai i saj ka zbuluar moderatorja për mediat më herët.
Vasili ka mbyllur më herët edhe sezonin e emisionit të saj politik të cilin e moderon çdo mbrëmje nga e hëna në të enjte në Top Channel.