Autori i dënuar me burg përjetë për ekzekutimin e Devi Kasmit në Tiranë, ish-ushtari i forcave speciale greke Efthimious Efthimiou, kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë.
Kasmi u ekzekutua më 29 janar 2018 poshtë pallatit ku banonte në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Për vrasjen e tij, shtetasi grek u dënua me burg përjetë ndërsa bashkëpunëtori i tij, Elton Halipaj, është dënuar me 35 vite burg.
Ky i fundit i është drejtuar gjithashtu Gjykatës së Lartë për ulje të dënimit.
Në mungesë po gjykohet Altin (Aurel) Hoxhallari, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Kasmit.