Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Nga 2108 testime të kryera janë gjetur 15 raste të reja me koronavirus.
Në spitalin Infektiv po marrin mjekim të specializuar 6 pacientë.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka nisur për analizë në Gjermani disa mostra që dyshohen për lolojin Delta të Covid-19.