Prej 13 korrikut shtetasit shqiptarë do mund të lëvizin me lehtësisht drejt Greqisë.
Sipas ministres së Jashtme, Xhaçka, pika doganore e Tre Urave do hapet nga e marta në vijim nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Pika doganore e Qafë Botës do jetë e hapur 24 orë pa ndërprerje pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve, ndërsa që prej ditës së sotme në këtë doganë do mund të kalojnë kamionët, furgonëve e mallrave e autobusët.
Ministria e Jashtme këshillon shtetasit shqiptarë që para se të nisen drejt Greqisë apo vendeve të BE-së, të informohen për protokollin, përmes adresës zyrtare të Ministrisë së Jashtme.