Një shpërthim i fortë është dëgjuar në kryeqytetin iranian Teheran, sipas dëshmitarëve të shumtë, me mediat iraniane që raportuan se autoritetet tani po hetojnë një zonë parku në kryeqytet ku dyshohet se u shkatërrua një ‘objekt i panjohur’.
Një gazetar i televizionit shtetëror në vendin e shpërthimit – i vendosur në Park Mellat në veri të Teheranit – pretendoi se një ‘objekt i panjohur” shpërtheu, por nuk ka raportuar për lëndime, sipas Reuters.
Fars News Agency ishte ndër të parat që raportoi incidentin, megjithëse nuk janë dhënë hollësi rreth shkaqeve të shpërthimit ose ndonjë dëmi që mund të jetë shkaktuar. Pamjet e vendit të shpërthimit të postuara më vonë nga Fars dhe Tasnim nuk duket se tregojnë ndonjë dëm të madh në zonë.
“Ne po hetojmë për të zbuluar nëse ishte një incident terrorist dhe për të përcaktuar madhësinë dhe shkaqet e shpërthimit.” tha zv.Guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi.