Nëntë zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan sot lidhur me tenderin 25 milionë euro të uniformave të policisë.
Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e Prokurimeve në ministri, Edlira Naqellari.
Për tenderin në fjalë, AIS (Albanian Institute os Science) ka realizuar një rast studimor që trajton procedurat e prokurimit publik mbi kufirin e lartë monetar.
Ky rast, sipas AIS, përfaqëson tenderin me vlerën më të lartë të mbajtur deri më tani nga Autoriteti Qendror i Blerjeve. Ky tender u mbajt në emër të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Procedura e zgjedhur për kontraktim në këtë rast është një procedurë e veçantë që përdoret rrallë, duke pasur parasysh kufijtë e saj në lidhje me vlerat e larta monetare.
Sipas rastit studimor, tenderi është mbajtur në të njëjtën kohë kur po zbatohej projekti. Çështja është përzgjedhur duke pasur parasysh problemet e dukshme me llojin e procedurës së ndjekur, duke përjashtuar operatorët e interesuar nga konkurrimi e duke i përzgjedhur ata përmes procedurës së kufizuar.
VINI RE: Rastin e plotë studimor nga AIS mund të lexoni këtu: TENDERI UNIFORMAT