Ish-deputeti socialist Besnik Bare pasi u tërhoq nga politika iu bashkua Akademisë së Shkencave.
Bare së bashku me 5 akademikë të tjerë do jenë tashmë pjesë e Akademisë së Shkencave të cilët u votuan ndër të tjerë.
“Besnik Baraj, Fatbardh Sallaku, Gëzim Hoxha, Kozeta Sevrani, Rrapo Ormëni, Stefan Çapaliku
Besnik Baraj është diplomuar për kimi industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1981, fushë në të cilën mbrojti doktoratën në vitin 1988 dhe fitoi titullin profesor i asociuar (1994) dhe profesor (2001). Është specializuar në Vjenë në spektroskopinë e plazmës dhe në Francë (Monaco) për përcaktimin e metaleve të rëndë në ekosistemet detarë me teknika instrumentale”-thuhet ndër të tjera në postimin e ASH.