Një shtetas italian ka denoncuar në polici se ka rënë pre e grabitjes në zonën e Malit të Robit.
Sipas njoftimit të policisë, italianit, pasi makina me të cilën udhëtonte i kishte pësuar defekt teknik në momentin që ka ndaluar një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
“Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një defekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.
Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.