Vendosni fjalën kyçe....

Dy ditë rresht “luftë” mes policisë dhe bandave në Venezuelë, 26 të vdekur


Zyrtarët në Venezuelë thonë se 22 anëtarë të dyshuar të një bande kriminale dhe katër oficerë policie kanë vdekur pas dy ditësh përplasje me armë në kryeqytetin Karakas.

Ministrja e Brendshme Carmen Meléndez thotë se një numër i paspecifikuar civilësh u vranë dhe gati 40 njerëz u plagosën nga këto përplasje me armë.

Siç shkruan BBC, qindra oficerë kanë nisur një operacion për kapjen e drejtuesve të bandave, të cilët kërkojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Një banor tha se ishte “si një luftë”.

Policia ka sekuestruar armë, përfshirë 24,000 fishekë.

Një oficer i tha agjencisë së lajmeve AFP se autoritetet tani ishin nën kontroll, por pranuan se “mund të ketë akoma disa snajperë”. Zonja Meléndez tha se policia kishte “përparuar në çmontimin e strukturave kriminale që janë vendosur në këto territore”.

Ajo tha se oficerët kishin liruar qytetarët e rrëmbyer nga bandat dhe do të qëndronin të vendosur “për aq kohë sa të ishte e nevojshme”.

Qeveria Venezuelës ka ofruar shpërblime deri në 500 mijë dollar për informacionin që çon në ndalimin e bosëve të bandave. Grupet lokale të të drejtave të njeriut bënë thirrje për një de-përshkallëzim të dhunës, duke shprehur “shqetësim të thellë për jetën dhe sigurinë” e banorëve vendas.

Ndërsa të shtënat duket se kanë përfunduar, dhjetëra civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre, të frikësuar nga plumbat.

“Ne po përjetojmë trauma.”- tha një banor për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Kyështë operacioni i parë ndër vite që autoritetet kanë filluar një operacion të madh kundër bandave, raporton AFP.

Qeveria akuzon opozitën, se me ndihmën e fuqive të huaja, ka orkestruar dhunën për të “destabilizuar” Presidentin Nicolás Maduro.

Por mediat e opozitës thanë se qeveria ishte fajtore.