Vendosni fjalën kyçe....

Situata me Covid-19 në vendin tonë, 5 raste të reja dhe 7 të shtruar në spitale


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e përditësuara të Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në bashkitë: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv ndërsa janë shëruar 3 qytetarë gjatë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Korrik 2021)
Raste të reja ditore         5
Të shëruar në 24 orë      3
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                 3039

Testime totale                 834,730
Raste pozitive                  132,592
Raste të shëruara           130,050
Raste Aktive                     86
Humbje jete                     2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                31
Elbasan                             12
Fier                                    11
Korçë                                 8
Vlorë                                 7
Shkodër                            6
Lezhë                                 4
Durrës                               4
Kukës                                 2
Gjirokastër                       1