Vendosni fjalën kyçe....

Pas 12 vitesh, Netanyahu largohet nga rezidenca e Kryeministrisë në Jeruzalem


Ish-kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është larguar zyrtarisht nga rezidenca e tij zyrtare në Jeruzalem, gati një muaj pas rrëzimit të tij nga pushteti, nga Naftali Bennett.

“Pak pas mesnate familja Netanyahu u largua nga rezidenca në Rrugën Balfour.”- u tha gazetarëve një zëdhënës i familjes në një deklaratë të dielën, citon Reuters. Disa kamionë dhe makina të zeza Audi, u duke u tërhequr nga prona gjatë fundjavës.

Benjamin Netanyahu shërbeu si kryeministri i Izraelit për 12 vjet rresht. Ai mbeti në detyrë edhe kur u dërgua në gjyq me akuzat për mashtrim, ryshfet dhe thyerje të besimit. Ai i mohon akuzat dhe thotë se ato janë një komplot i krahut të majtë kundër tij.

Netanyahu e udhëhoqi Izraelin në katër palë zgjedhjesh të zhvilluara në më pak se dy vjet, para se nacionalisti i krahut të djathtë Bennett të betohej në 13 qershor për të kryesuar një koalicion ideologjikisht të ndryshëm, dhe duke e rrëzuar atë nga posti. Sidoqoftë, Netanyahu nuk e liroi menjëherë rezidencën e Kryeministrisë.

Në vend të kësaj, ai vazhdoi të priste personalitete të larta atje, duke përfshirë këtu edhe Nikki Haley, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara nën administratën e presidentit Donald Trump.

Në fund të qershorit, nga zyrat për shtyp të Netanyahu-t dhe Bennett-it njoftuan 10 korrikun si datën përfundimtare të ish-kryeministrit për t’u larguar.

Netanyahu u largua pas mesnatës së të dielës, pak pas afatit. “Ministri i Krimit”, një organizatë që ka organizuar protesta javore kundër Netanyahut jashtë rezidencës për më shumë se një vit, e talli atë të dielën në një postim në rrjetet sociale.

“I pandehuri dhe familja e tij u larguan si i fundit i hajdutëve gjatë natës.”- shkroi grupi në Facebook.